SUPË ME KËRPUDHA DHE SALCË DOMATESH



Përbërësit


  • • 300 g Polimark salcë domatesh Classic
  • • ½ kg kërpudha të freskëta
  • • 1 kokë qepë
  • • Gjethe majdanozi
  • • vaj
  • • krip
  • • ½ l ujë





Përgatitja

Në vaj fërgohet qepa e grirë, shtohen gjethet e majdanozit dhe kërpudhat e grira. Kaurdisen mirë në vaj, kur të zbuten shtohet gjysmë litre ujë i ngrohtë. Kur supa të vlojë, shtohet 300 g Polimark salcë domatesh Classic. Zihet edhe disa minuta, shtohet krip sipas shijes dhe shërbehet.

Back to recipes