Erëzat në kohët e kaluara kanë qenë privilegj e të pasurve. Me kohë, bimët për erëza janë bërë të qasshme edhe për pjesën tjetër të popullatës, në mënyrë që disa lloje të bëhen simbole të disa kuzhinave nacionale. Tregëtia me erëza gjatë një mijë viteve të fundit, dukshëm ka ndikuar në rrjedhat themelore të zhvillimit të civilizimit. Erëzat, përvec arit dhe mëndafshit kanë qenë lëndë e tregëtisë në mes të Lindjes dhe Perëndimit. Kanë ndikuar në zbulimin e lundrimit tejdetar. Kanë qenë shkak i ngritjeve dhe rënieve  të mbretërive, dominimit të tregëtisë botërore me Spanjollët dhe Portugezët, pastaj Holandezët dhe Anglezët. Shumica e erëzave, të cilët edhe më tej në botë përdorin, përveç atyre ekzotike nga Orienti, Kina dhe India, me prejardhje janë nga Evropa, më së shpeshti nga rajoni i Mediteranit dhe pjesëve juglindore të pjesëve të kontinentit.  Erëzat kanë pasur rol të rëndësishëm ekonomik dhe politik  në shekullin e mesëm por edhe në fillim të shekullit të ri siç ka sot nafta. Tregëtia me erëza, e posaçërisht ato nga Azia, ka qenë punë shumë e frytshme; ka kontribuar në sjelljen e pasurisë së madhe, së pari të shteteve arabe, e pastaj edhe qyteteve-shtete italiane dhe forcave koloniale.

Te popujt e ndryshëm është përdorimi i ndryshëm i erëzave.  Ushqimi i disa popujve num mund as të mendohet pa përdorimin e erëzave djegës dhe me erë, përderisa përdorimi i tyre te popujt tjerë është vënë në minimum.

Erëzat  i japin gjellërave shije intenzive, kurse disa me ngjyrë dhe me pamje e pasurojnë edhe gjellën më të thjeshtë. Me zgjedhjen e drejtë të erëzës arrihet kënaqësi e plotë gastronomike, por edhe efekte të caktuara shëruese. Erëzat mund të përdoren në ushqimin e përditshëm për lehtësimin e problemeve shëndetësore, posacërisht te të sëmurët kronik. Disa erëza kanë ndikim të fortë biologjik në organizëm prandaj është e domosdoshme njohja e dozës së përshtatshme dhe frekuencës së përdorimit duke pasur parasysh edhe ndikimin e tyre shërues dhe toksik të mundshëm. Erëzat mund të ndikojnë pozitivisht në gjendjen psikofizike; disa prej tyre mund të intensifikojnë qarkullimin dhe të ngrohin trupin, disa me aromën e këndshme ngritin disponimin, kurse disa ndikojnë si qetësues në organe të caktuara dhe sistemin nervor.