Kushtet e përdorimit

Çdo përdorim i faqes www.bionacin.net iu nënshtrohet kushteve të mëposhtme. Me përdorimin e saj ose duke i marrë materialet e shpallura në të pajtoheni me të gjitha kushtet të cilët përmenden në vazhdim. Nëse nuk pajtoheni me kushtet, ju lutemi mos e shfrytëzoni këtë internet faqe dhe mos i merrni materialet nga ajo. Materiali i shpallur në këtë web faqe guxon të fotokopjohet vetëm për qëllime jokomerciale dhe vetëm për nevoja individuale, duke respektuar të gjitha të drejtat e autorit, të drejtave tjera pronësore dhe të gjitha kufizimeve të përmendura të drejtave.

Ndalohet prezantimi publik, bartja, shpallja, ndryshimi, reprodukimi, distribuimi, pjesëmarrja në bartjen dhe shitjen, dorëzimin dhe cilin do lloj të përdorimit të përmbajtjes në tërësi të këtyre faqeve ose pjesëve të tyre pa lejen paraprake në formë të shkruar të kompanisë Polimark d.o.o.. nëse kjo leje është dhënë, nuk lejohet të fshihen ose ndryshohen të dhënat ekzistuese të cilat kanë të bëjnë me të drejtën e autorit dhe/ose në shenjën tregtare. Përmbajtja të cilën e shfrytëzoni iu dedikohet vetëm prëdorimit personal. Logotipet dhe shenjat mbrojtëse të prezantuara në këto faqe janë pronësi e kompanisë Polimark d.o.o. dhe nuk guxojnë të përdoren në faqet e tjera të internetit pa lejen paraprake në formë të shkruar të kompanisë Polimark d.o.o. Shenja mbrojtëse e Bionacin ose cila do shenjë tjetër mbrojtëse të cilën e përmban nuk guxon të vendoset në ndonjë faqe tjetër të internetit pa lejen paraprake në formë të shkruar të kompanisë Polimark d.o.o.

Të gjitha fotografitë, fotot, video dhe materialet e tjera të cilat paraqiten në këto Internet faqe janë pronësi ekskluzive e kompanisë Polimark d.o.o. E drejta e autorit në të gjitha materialet të cilët gjenden në Internet faqet i takon kompanisë Polimark d.o.o. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Subjekteve iu lejohet përdorimi i këtyre materialeve kryesisht për qëllime promovuese, redaktuese dhe informative, shpallja në gazeta, revista dhe media elektronike. Përdorimi ndryshe i materialeve nga Internet faqa e kompanisë Polimark d.o.o. nuk është i lejuar. Gjithashtu, nuk lejohet përdorimi i cilit do material nga këto faqe të internetit në lidhje me shitjen ose të ofruarit në shitje të prodhimeve ose shërbimeve të cilit do lloj. Me shfrytëzimin e materialeve nga  Internet faqa, shfrytëzuesit e mediave obligohen në tërësi ti përmbahen kërkesave, kushteve dhe përkufizimeve të përcaktuara këtu.

Polimark d.o.o. do të bëjë përpjekje të arsyeshme që në faqen e saj të internetit të shpallen të dhënat aktuale dhe të sakta. Polimark d.o.o. në kurrfarë rrethana nuk e merr përgjegjësinë për asnjë dëmë ose humbje që është krijuar duke përdorur informatat e shpallura në këto faqe të internetit. Informacionet në këto faqe mund të përmbajnë pasaktësi teknike dhe gabime tipografike. Ato mund të ndryshohen ose shpallen pa paralajmërim paraprak. Polimark d.o.o. nuk garanton se ky web lokacion do të jetë gjithmonë i arritshëm dhe i disponueshëm, se nuk do të përmbajë gabime ose virusa. Çdo shfytëzues pranon në mënyrë të shprehur përdorimin e këtij web lokacioni në përgjegjësi të vet.

Nëse na dërgoni postën elektronike (e-mail) me të dhënat personale në bazë të cilave mund t'iu identifikojmë në formë të e-mail porosisë me pyetjen ose komentimin, ne këto të dhëna do t'i shfrytëzojmë për qëllimin e përmbushjes të kërkesave tuaja. Ndoshta e-mail tuaj do t'ia dërgojmë të punësuarve tjerë ose personave të cilët do të përgjigjen më mirë në pyetjet tuaja. Polimark d.o.o. është i vetëdijshëm për rëndësinë e privatësisë ose konfidencialitetit. Në përputhje me këtë, do të përkujdesemi për sigurinë dhe  integritetin e të gjitha detajeve të natyrës personale, duke i respektuar në tërësi ligjet përkatëse.

Polimark d.o.o. rezervon të drejtën e ndryshimit ose ndërprerjes në tërësi ose cilës do pjesë të këtij web lokacioni dhe kushteve të përdorimit në cilin do moment. Ndryshimet hynë në fuqi me shpalljen në këtë adresë.